Izet Mexhiti: UÇK për ne është e shenjtë

Kreu i LD-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj rerorikës së partisë së Mickoskit, konkretisht ndaj UÇK-së.
“Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, Vmro-Dpmne ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar.
Vmro-Dpmne po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare.
UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, ka shkruar Mezhiti në Facebook.



