Mickoski: BDI-ja e shkeli parimin “fituesi me fituesin” në vitin 2017

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se qeveria e re formohet me 61 deputetë, pasi demokracia bazohet në parimin se kush e ka shumicën në parlament. Ai ka thënë se me 61 deputetë formohet qeveria e re.
Mickoski tha se nuk e di se për çfarë marrëveshje të majit flet BDI-ja, pasi ata e shkelën parimin “fituesi me fituesin” dhe për rregullin fituesi me fituesin.
“Kishte një rregull në të kaluarën fituesi me fituesin i cili është rezultat i të kaluarës, këtë marrëveshje për fat të keq ata e shkelën që në vitin 2017 dhe përsëri do të duhet të rikujtoj se politikën nuk duhet ta shohim si tryezë ku pak me disa, pak me tjerët e të tretët. Nëse VMRO-DPMNE fiton shumicën, siç edhe pritet, nuk kemi edhe një besim elementar të bashkëpunojmë me BDI-në, kështu që ata duhet të shkojnë në opozitë”, tha Mickoski.



