Universiteti amerikan pezullon studentët protestues propalestinezë

Universiteti Columbia, një prej qendrave kryesore të protestave pro-palestineze në kampuset e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara, filloi të pezullojë studentët protestues të hënën pasi ata kundërshtuan ultimatumin për t’u shpërndarë.
Disa video të postuara në rrjetet sociale tregojnë se protestuesit gjatë natës bllokuan një ndërtesë kampusi dhe u barrikaduan brenda.
Të tjerë formuan një kordon jashtë.
Columbia filloi pezullimin e studentëve pas gati dy javësh protesta kundër luftës së Izraelit në Gazë. Këto protesta kanë përfshirë institucionet e arsimit të lartë.
Autoritetet në universitetin prestigjioz në Nju Jork kërkuan që kampi i protestës të zbrazet deri në orën 14:00 ose studentët do të përballen me masa disiplinore.
“Këto taktika të neveritshme të frikësimit nuk do të thonë asgjë në krahasim me vdekjen e mbi 34.000 palestinezëve,” tha një deklaratë e lexuar nga një student në një konferencë për media.



