Pentagoni: Ndërtimi i skelës lundruese për ndihmat në Gaza pritet të vihet në funksion në maj

Departamentin amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) tha se ndërtimi i skelës lundruese i planifikuar për t’u përdorur për ndihmat humanitare në bregun e Gazës, vazhdon në përputhje me objektivin që të vihet në funksion në muajin maj, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate me shkrim nga Pentagoni, zv/zëdhënësja Sabrina Singh informoi mediat lidhur me ndërtimin e skelës lundruese që është planifikuar të përdoret për ndihmat humanitare në bregun e Gazës.
“Vazhdon ndërtimi i skelës lundruese që po ngrihet për t’u vënë në përdorim në datën e planifikuar (në maj)”, tha Singh.
Me ndërtimin e skelës në Gaza do të mbërrijnë rreth 90 maune me ndihmë humanitare në ditë dhe kur skela të arrijë në kapacitetin e plotë operacional planifikohet që të mundësojë kalimin e rreth 150 mauneve me ndihmë në ditë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden më 7 mars njoftoi se ka ngarkuar me detyrë ushtrinë për ndërtimin e portit të përkohshëm në breg për hyrjen e ndihmave në Gaza.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder në një deklaratë në fillim të prillit tha se Mekanizmi i Përbashkët Logjistik Bregdetar (JLOTS) të cilin ata e kanë ndërtuar për të ofruar ndihma humanitare në Gaza, po vazhdon rrugën e tij.
“Shpresojmë që për 60 ditë të arrijë në kapacitetin e plotë operacional në fillim të majit”, tha Ryder duke shtuar se po përpiqen të veprojnë sa më shpejt që është e mundur.



