Ahmeti shfaqet i shqetësuar nga paralajmërimet për formimin e Qeverisë VMRO-VLEN

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur i shqetësuar nga paralajmërimet e fuqishme se VMRO-DPMNE dhe VLEN së bashku do të formojnë Qeverinë e ardhshme.
Ahmeti nga Dibra ka kërkuar nga VLEN që të mos e bëjnë këtë, duke rikujtuar se edhe partneri i tyre, PDSH, më herët e ka bërë të njëjtën gjë, por sipas tij, atyre kjo ju ka kushtuar shumë.
“Sa për ligjërata që më mbajnë, bëjnë mirë opozitarët. Të mos bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në 2006, u bë një gabim, dhe koston e pagoi partia e atëhershme, kosto të lartë pagoi. Shqiptarët nuk janë sahanlëpirës. Kështu që me ato qyfyre që i këndojnë, se do të jetë ky, do të jetë ai, nuk vendosin asnjëherë ata, vendos populli. Unë do të doja të ju falënderoja shumë për mbështetjen. Thirrni të gjithë ata që nuk na kanë votuar, vëllezër tanë janë, që nga këtu, e deri në Likovë e Kumanovë. U pa kush ishte fitimtar, populli ishte me Frontin”, theksoi Ahmeti.



