GJND-ja do ta arrestojë? Netanyahu i shqetësuar!

Netanyahu është i shqetësuar se Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) mund të lëshojë një urdhër për arrestimin e tij dhe të disa zyrtarëve të tjerë të lartë, raporton e përditshmja izraelite Maariv, përcjell alfax.mk.
“Netanyahu bëri thirrje telefonike me liderët dhe zyrtarët ndërkombëtarë ditët e fundit, veçanërisht me presidentin amerikan Joe Biden, për të parandaluar lëshimin e një urdhër-arresti të tillë”.
“Nuk është e qartë se kur mund të lëshohet një urdhër-arresti dhe nuk është standarde që gjykata të zbulojë një informacion të tillë”. /Alfax.mk/



