Analizë e TRT: Ja sa palestinezë janë vrarë për një muaj

Një muaj pas agresionit të Izraelit në Gazën e rrethuar të Palestinës ka rezultuar në një numër më të madh të vdekjeve të civilëve – tashmë duke kaluar 10.000 – sesa viktimat që rezultuan nga gati dy vjet luftime midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në 592 ditë konflikt Rusi – Ukrainë, u vranë 9.806 civilë, prej të cilëve 560 fëmijë.
Nga ana tjetër, gjatë sulmeve izraelite në Gaza, për 32 ditë u vranë 10.022 civilë, ndërsa një përqindje e madhe prej tyre janë fëmijë. Deri tani janë vrarë 4.104 fëmijë në Gaza nga sulmet izraelite. /TRT Balkan/




