Gashi: Do të propozojmë të bëhet ndryshimi i emërtimit të gjuhës shqipe

Bartësi i listës në Njësinë Zgjedhore 2 nga koalicioni VLEN, Afrim Gashi, deklaroi se përveç ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, VLEN-i konsideron se ndryshimet kushtetuese refektojnë edhe kërkesat e shqiptarëve për ta bërë një kushtetutë që do ta simetrizojë shtetin në relacion me shoqërinë.
“Për këtë arsye, VLEN-i do të propozojë që gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe ndryshimi i emërtimit të gjuhës shqipe, duke e përmendur me emër e jo si gjuha që e flasin se paku 20% e popullatës e që dallon nga maqedonishtja. Gjithashtu kërkesa jonë është që në këto ndryshime të përfshihet edhe neni që e sanksionon mosvjetrimin e lëndëvë të korrupsionit politik”, deklaroi Gashi.