Taravari: Do të angazhohen për një Kushtetutë të re

Kushtetuta është e mangët dhe në shumë pjesë nuk e përfaqëëson realietin politik, social dhe etnik në vend”, deklaroi Arben Taravari në fjalimin e tij gjatë promovimit të programit qeverisës të VLEN-it dhe kandidatëve për deputetë në tetovë. Ai premtoi se do të angazhohen për një Kushtetutë të re. Taravari tha se kjo Kushtetutë do të ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha.

“Do ë fillojmë një debat më të madh dhe të ndërtojmë një konsensus më të gjere për një Kushtetutë të re të RMV-së, më demokratike, më moderne e cila do ta ridefinojë vendin si shtet i barabartë i dy etnive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni. Natyrisht do t’u garantohen të drejtat e plota edhe pakicave të tjera, sikur se janë turqit, vllehtë, romët, boshnjakët, bullgarët, kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët, sipas praktikave më të mira të shteteve të BE-së”, tha Taravari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button