Mërgata bëhet gati për të ardhur në vendlindje në ditën e votimit

Koordinatori i VLEN-it në Winterthur të Zvicrës, Berat Asllani ka njoftuar mërgatën shqiptare në Zvicër se ka organizuar transport me autobusë për në Naqedoninë e Veriut për të mbështetur VLEN-in në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
“Te dashur vllezer e motra
farefis e dashamire qe jetoni ne Zvicer,
Ju njoftoj se, per shkak te zgjedhjeve Parlamentare qe do mbahen me date 08.05.2024, ne si mergate shqiptare do te organizojme transport me autobus nga Zvicra per ne Maqedoni dhe anasjelltas.
Vendlindja na therret, qe te mbeshtetim vllezerit tane” Ndryshimi Vlen”
Tani eshte momenti historik per te sjelle ndryshimin qe kemi pritur gjithe keto vite!
Nisja me date: 06.05.2024
Kthimi: 11.05.2024
Te gjithe te interesuarit mund te me kontakoni ne pn.
Me respekt Berati
Koordinator i VLEN’it per Winterthur dhe rrethine!”, thuhet në njoftim.


