LSM u bën thirrje punëtorëve të dalin në protestë më 1 Maj

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë organizon protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, 1 Maj. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov në një letër të hapur drejtuar opinionit thekson se lëvizja punëtore në Maqedoninë e Veriut po përballet me një sfidë serioze për shkak të, siç thekson, qëndrimit të politikëbërësve të cilët kanë treguar se kujdesen vetëm për veten dhe interesat, dhe nuk kujdesen për punëtorët, të drejtat e punës dhe interesat e punës.
“Sot punëtorët në Maqedoni po përballen me presion në rritje për jetesën e tyre për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta. Sindikatat kanë treguar se mund të punojnë shumë në interes të anëtarëve të tyre dhe në interes të punëtorëve. Sindikatat kanë treguar se secili mund të arrijë një rezultat vetë, por ne kemi mundësinë të bashkuar të tregojmë vendosmëri në luftën e punës, ashtu siç presin ju dhe anëtarët tanë dhe siç presin punëtorët nga ne”, thekson ai.
Trendafilov shton se më 1 maj punëtorët kanë mundësinë dhe shansin të tregojnë se janë të pakënaqur dhe se të gjithë ata që pretendojnë se udhëheqin vendin duhet ta dëgjojnë zërin e punëtorëve.
“Kemi mundësinë të tregojmë pakënaqësitë tona, të punëtorëve dhe të dalim së bashku në një protestë të madhe të punëtorëve më 1 maj, sidomos për shkak të mundësisë për të dërguar mesazhet, kërkesat tona dhe të punëtorëve, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare për të gjithë ata që pretendojnë të udhëheqin shtetin. Si kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ju kërkoj të tregoni vendosmëri në luftën e përbashkët, për një të nesërme më të mirë dhe për të drejta më të mira të punëtorëve”, thekson Trendafilov.
Ai pret që në protestë t’i bashkohen LSM-së edhe anëtarë të sindikatave të tjera dhe qytetarë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Maj, protesta do të nisë në ora 11:00 para Shtëpisë së Punëtorëve deri te Kuvend – Dhoma Ekonomike – Qeveria.



