Mickoski thotë se LSDM po qëndron para selisë së BDI-së për të kërkuar vota

Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ka akuzuar se LSDM po kërkon vota nga BDI. Ai ka drejtuar disa akuza në drejtim të kundërshtarit maqedonas por edhe BDI-së për të cilën thotë se po e shfrytëzon shtetin nëpërmjet disa individëve.

Nga një tubim partiak në Kërçovë, Mickoski tha se diferenca prej 180 000 votash, është tregues se populli është zgjuar në këmbë kundër kësaj Qeverie që do të rrëzohet më 8 maj.

“Ata që rrahën gjoksin se do të fshiheshim pas ditës së zgjedhjeve, sot nuk i shoh. Fshehurazi po bëjnë skenarë për bojkot, po qëndrojnë para dere në Reçicë të Vogël për t’u lutur për vota, siç i lusnin për tenderë. Por, populli është më i fortë se ata qindra njerëz të BDI-së që menaxhojnë vendin dhe atë regjim artanoid. Dua të paralajmëroj se puna nuk ka mbaruar fare. Është e nevojshme që kartoni i verdhë të marrë ngjyrë të kuqe. Më 8 maj duhet të dalim masivisht dhe të votojmë për ndryshime”, ka deklaruar Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button