Taravari: Masoviteti paralajmëron ndryshimin, VLEN e fitoi votën e shqiptarëve

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari në konferencë për media, pas përfundimit të procesit zgjedhor për raundin e parë, falënderoi të gjithë qytetarët që kanë votuar.
Ai tha se pjesëmarrja masive në zgjedhjet e sotme paralajmëron se ndryshimi po ndodh. Taravari theksoi se VLEN ka fituar me votat e shqiptarëve.
“Jemi të gjithë këtu dhe do të garantojmë se secila votë do të jetë e sigurt dhe vullneti demokratik i qytetarëve do të mbrohet”, tha Taravari.
Sipas Taravarit, “tërmeti” që ka nisur sot do të kompletohet me 8 maj.
“Tërmeti nisi sot me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por dridhjet e fundit do të jenë më 8 maj në zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Taravari.



