7 gola në Danimarkë, një adoleshent “fik” Manchester United

Interi fiton 0-1 në Austri përballë Salzburgut, duke kualifikuar veten dhe Real Sociedad. Goli i fitores u realizua nga Lautaro Martinez me penallti pesë minuta nga fundi. Kapiteni zikaltër vijon të konfirmohet si një goleador në transfertat e Champions League.

Kualifikohen edhe Real Madrid e Bayern Munchen, me pikë të plota pas raundit të katërt të fazës së grupeve. Skuadra e Carlo Ancelottit triumfoi 3-0 ndaj Bragës (Brahim Diaz, Vinicius, Rodrygo), ndërkohë që dygolëshi i vonë i Harry Kane i dhuroi kampionëve të Gjermanisë suksesin 2-1 me Galatasarayn (Bakambu).
Arsenali mposhto 2-0 Sevillan në Londër (Trossard, Saka), duke u konfirmuar në krye të grupit B me 9 pikë. Feston edhe PSV pas triumfit 1-0 ndaj Lensit (de Jong). Ndërkohë Manchester United humbi 4-3 përballë Copenhagenit, duke e bërë dramatike garën për vendin e dytë në grupin A.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button