Rrebesh golash në Londër! Manchester Utd shmang turpin, kualifikohet në finale

Manchester Utd ngadhënjeu me penallti me rezultat 4:2 ndaj skuadrës së kategorisë së dytë (Championship) Coventry-t.

Rrebesh golash në stadiumin “Wemblye” në Londër dhe një Manchester Utd i çuditshëm.
Dukej se fitorja do të ishte e lehtë për “Djajtë e kuq” kur avancuan me rezultat 0:3 me golat e futbollistëve McTominay (23′), Maguire (45+1′) e Fernandes (58′).
Coventry bëri befasi në 20 minutat e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, duke shënuar tre herë përmes futbollistëve Simms (71′), O’Hare (79′) e Wright (90’ – nga penalltia).

Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (3:3) dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati fitues.

Manchester Utd ka fituar me penallti.

Nga penalltitë, për Coventry-n shënuan Wright, Torp; dështuan O’Hare e Sheaf dhe për Manchester Utd realizuan Dalot, Eriksen, Fernandes, Hojlund; dështoi; Casemiro.
Manchester Utd do të ndeshet me Manchester Cityn në finalen e madhe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button