Arrestohen tre punonjës që ishin në turn gjatë zjarrit në Sallën Universale

Tre punëtorë ndërtimi janë ndaluar në stacionin policor Qendër. Siç njofton MPB-ja, tre punëtorët e ndërtimit B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53) ishin duke kryer detyra pune në momentin e rënies së zjarrit.
Nga MPB bëjnë të ditur se me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë janë dërguar dy personat E.S. (48) dhe A.T. (41) për shkak të thithjes së tymit.
“Nga ekipet e EVN-së është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në të gjithë afërsinë e sallës, ndërsa në rug. “Petar Pop Arsov” dy gra kanë ngecur në ashensorët e pallatit, dhe janë nxjerrë nga Njësia e Policisë Intervenuese. “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Pronari i ndërmarrjes ndërtimore “Universal-Balkan”, Llazar Arsovski, tha se sot në mëngjes nuk ka pasur punë ndërtimore në objekt dhe se rojet kanë vërejtur tym, për të cilin supozojnë se vinte nga një instalim i vjetër.
Zjarri në Sallën Universale, e cila ka nisur të rikonstruktohet një muaj më parë, ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00.



