Radev ankohet tek Varheji për mesazhet negative nga Shkupi

Presidenti bullgar Rumen Radev ankohet për mesazhet që u janë dërguar gjatë fushatës parazgjedhore në vend. Ai shton se kjo ndikon keq në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) duhet të bazohet në parime të qarta, duke marrë parasysh meritat e secilit vend në procesin e integrimit. Respektimi i këtij parimi është garanci për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë”, tha presidenti bullgar Rumen Radev në takimin me Komisionerin për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë të Bashkimit Evropian, Oliver Varheyi, i cili ndodhet për një vizitë pune në vend.

Radev shpreson se në Maqedoni do të ndodhin ndryshime kushtetuese. Komisioneri Evropian për Zgjerim nuk e sheh mundësinë e ndryshimit të kornizës negociuese për Maqedoninë.

Në një deklaratë për BGNES-in bullgar, Varheyi thotë se detyrimet e marra duhet të përmbushen.

Në vend ka parti që janë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë. Kandidatja presidenciale e së majtës, Biljana Vankovska, thotë se duhet të ndërpritet marrëveshja me Bullgarinë, sepse kërkesat e tejkalojnë atë marrëveshje. Edhe VMRO DPMNE me Gordana Siljanovskën kanë paralajmëruar kundërshtim të futjes së bullgarëve në Kushtetutë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button