VLEN biznesit shqiptar në RMV, do të formojmë bankë dhe zona ekonomike shqiptare

Përfaqësuesit e koalicionit të opozitës shqiptare VLEN, kanë takuar biznesin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, VLEN ka paralajmëruar se do të fuziqojnë biznesin shqiptar në RMV duke formuar Bankë Shqiptare që do të mbështesë bizneset shqiptare, dhe zona ekonomike shqiptare.
“- NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.
– KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.
– FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase”, ka shkruar lideri i Alternativës Afrim Gashi në Fejsbuk pas takimit.
Siç thonë nga VLEN, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u nda e kënaqur me idetë e tyre për qeverisjen e ardhshme ndërsa VLEN u zotua për përmbushjen e të gjitha pikave. Kërkesat e OEMVP ndaj VLEN dhe kandidatit për president Arben Taravari ishin rritja e pagës minimale në 30 mijë denarë, dhe Qeveria t’i zvogëlojë kontributet për 32%, të zgjidhet problemi me emigrimin, ekonominë e zezë, korrupsionin si dhe të mbizotërojë sundimi i së drejtës.

“Biseduam për zhvillimin ekonomik, për vizionin e Odës për fuqinë punëtore që mungon në Maqedoni. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka edhe manifest ekonomik që na u dha para disa javësh dhe ne kemi përfshirë disa pika në programin tonë. Në programin tim, theks të veçantë kanë inovacioni dhe energjetike si dhe arritja e një marrëveshje konsensuale mes partive politike që do ta kishte nisur presidenti i shtetit me mbështetjen e të gjithëve për zhvillimin ekonomik të shtetit”, tha Taravari.

Në takim po ashtu këmbyen ide në lidhje me programin parlamentar të koalicionit VLEN, ku fokusi do jetë në përmirësimin e klimës së biznesit, ruajtjen e fuqisë sonë punëtore, uljen e kostos së punës, forcimi e zonave të lira ekonomike, zhvillimi i turizmit, i bujqësisë, dhe të tjera.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button