Vriten katër ushtarë izraelit në Gaza

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan të dielën se katër ushtarë të tyre kanë vdekur gjatë luftimeve në Rripin jugor të Gazës një ditë më parë.
Me vdekjen e këtyre katër ushtarëve, shkon në 260 numri i ushtarëve izraelit të vrarë në ofensivën tokësore në Gaza.
Gjithashtu të shtunën, dy ushtarë të Batalionit të 46-të të Brigadës 401 të Blinduar u plagosën rëndë në Rripin qendror të Gazës, tha IDF.