Petrovska: Kemi dhënë 12 helikopterë Ukrainës, kemi listë të re

Pak javë më parë u dorëzua lista e re për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën, e cila është ende objekt analize në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, ka njoftuar ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Siç ka shpjeguar ministrja, nëse Maqedonia e Veriut mund t’iu përgjigjet pozitivisht kërkesave, lista e furnizimeve do të dorëzohet në Qeveri dhe do të miratohet, raporton Alfax.
Petrovska ka kujtuar se Ukraina ka nevojë për të gjitha llojet e pajisjeve.
“Ata kanë nevojë për të gjitha llojet e armatimit, sepse në varësi të planeve të tyre për kryerjen e aksioneve tokësore dhe ujore, ata kërkojnë nga ne pajisje të tilla”, ka deklaruar Petrovska.
Deri më tani, siç ka njoftuar ministrja, janë dhuruar 12 helikopterë. Ndërkohë Maqedonia e Veriut po analizon mënyra të furnizimit të saj me dronë ushtarakë.
“Dronët janë pjesë e teknologjisë më të fundit që mund të përdoren, ndër të tjera, për luftë dhe për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së një vendi. Është prezantuar analiza nga Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, ku sigurisht drejtimet e tyre janë pozitive, tashmë po punohet në saktësimin e modeleve dhe sasisë së dronëve dhe mënyrën si do të vihen në zbatim në sistemin tonë. Deri në fund të këtij viti pres që ekipi i formuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtri të dalë me propozim konkret për blerjen e dronëve”tha Petrovska.



