Taravari për vendimin e Selës: U zbuluan se kush janë

Kandidati për president i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari ka reaguar pas vendimit të Ziadin Selës për t’iu bashkuar Ali Ahmetit në atë që e quajnë “Fronti evropian”.
“Dhe ata thonin se donin të dilnin vetëm. Ata thonin se nuk e shkelin kurrë fjalën dhe idealet e tyre…derisa…erdhi dita e sotme dhe i nxorri ata qartësisht zbuluar!
Jam krenar për Zgjedhjen Time Krah Popullit Tim! 100 herë e kisha Bërë të Njëjtën!
8 Maji Është N’Derë!”, shkruan Taravari në Facebook. /Alfax.mk/



