Çmimet e kakaos po rriten aq shpejt sa po e kalojnë Bitcoinin dhe bakrin

Çmimet e kakaos janë aq të larta sa prindërit mund të dëshirojnë të përdorin çokollatën e tyre të Pashkëve për pagesën e taksave këtë vit.

Çmimet e kakaos ishin në një prirje të qëndrueshme në 2023, por produkti është dyfishuar në çmim këtë vit, sipas Bloomberg. Çmimet e fasuleve të kakaos po rriten në një nivel “të paimagjinueshëm” pasi shitjet me shumicë në Nju Jork janë rritur më shumë se 47% – ose 8,900 dollarë për ton – në javët e fundit.

Fitimi prej 186% i kakaos gjatë 12 muajve të fundit madje ka tejkaluar Bitcoinin i cili kishte rritje rekorde prej 150% gjatë së njëjtës periudhë.

Ekspertët presin që rritja e çmimit të bartet në dyqane me afrimin e Pashkëve. Vitin e kaluar, shitësit me pakicë në SHBA tarifuan 11.6% më shumë për çokollatën sesa në 2022.

Çmiet mund të rriten si pasojë e mungesës së furnizimit me kakao. Shirat e dendur kanë rënë në Afrikën Perëndimore, ku rritet pjesa më e madhe e kakaos në botë, duke penguar prodhimin për gjashtë muajt e fundit.

Çmimi i kakaos u rrit me më shumë se 700 dollarë për ton , duke tejkaluar për herë të parë 9,000 dollarë, kur filloi Java e Shenjtë Katolike, një periudhë kur kërkesa për çokollatë në Perëndim rritet.

Gana do të humbasë aksesin në një strukturë kryesore financimi pasi kriza e kakaos e ka lënë atë pa prodhim të mjaftueshëm për të siguruar paratë. Bordi i Kakaos në Gana, rregullatori i industrisë i njohur si Cocobod, mbështetet në fondet e huaja për të paguar fermerët e kakaos për të korrat e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button