Mourinho: Penalltia? Dybala nuk kishte besim, Romelu është shumë emocional

Pas fitores 2-1 ndaj Lecces, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka sqaruar në prononcimin për mediet penalltinë e humbur nga Romelu Lukaku në minutën e 5’.
Mourinho theksoi se Dybala nuk donte ta gjuante penalltinë, pasi nuk kishte besim, ndërsa për Lukakun u shpreh se është shumë emocional.
“Nuk më vjen keq kur humbin penallti, pasi është normale që dikush që gjuan shpesh penallti edhe t’i humbasë në disa raste. Dybala nuk kishte besim, nuk donte ta gjuante penalltinë për shkak të ligamentit të tij, por Lukaku është një djalë emocional dhe kur gabon e vuan shumë.
Teksa te rasti i golit të fitores nuk mund të bënte më mirë dhe tani ai mund të flejë pak më i qetë, pasi është një djalë me zemër të madhe, shumë i ndjeshëm dhe emocional. Kur humbet penalltinë pas një minute, i qan zemra, i qan shpirti”-tha Mourinho.



