Studentët në protesta para Qeverisë

Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, me vendim të administratës së dekanatit, sot do të organizojnë një protestë paqësore para Qeverisë. Sipas njoftimeve, seanca e këshillit mësimor-shkencor të fakultetit do të mbahet në natyrë. FINKI kërkon nga qeveria përmirësimin e kushteve të studimit për studentët.

Organizata joformale Revolucioni Studentor njoftoi se do të mbështesë protestën dhe bëri thirrje për mbështetjen e studentëve, profesorëve dhe punonjësve të UKIM.

Mësimi në fakultet zhvillohet në 8 ambiente të ndryshme. Ndërtimi i objektit të ri është ndalur prej kohësh, nuk po bëhet asgjë për riaktivizimin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button