Maqedonia e Veriut ia kalon edhe Serbisë me simpati për Putinin
Nga të gjitha shtetet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut i dha më së shumti mbështetje presidentit të Rusisë Vladimir Putin në zgjedhjet.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar rezultateve të Komisionit Zgjedhor rus, Putin në RMV i ka simpatizuesit më të mëdhenj të Ballkanit, më shumë edhe se në Serbi.
Pra, rreth 88,1 për qind e qytetarëve rusë që jetojnë në Maqedoni votuan për Putinin, një numër i lartë prej 77,2 për qind e mbështetën atë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më së paku kishte në Serbi-10, 84 dhe në Mal të Zi 8,41.REL



