Rrezikohet të mos ketë zgjedhje parlamentare në diasporë

Edhe këtë herë rrezikohet të mos organizohen zgjedhjet për deputetë në diasporë duke qenë se interesimi për t’u paraqitur për të votuar është shumë i ulët. Për t’u organizuar zgjedhje parlamentare në diasporë, duhet të paraqiten dhe të pranohen kërkesat për të votuar të të paktën 5355 personave, aq sa është numri i votave që ka marrë deputeti me më pak vota në zgjedhjet e fundit. Deri tani, janë pranuar vetëm rreth 1 mijë kërkesa nga votuesit që i kanë plotësuar kushtet.

Ndërkohë, votim për zgjedhjen e presidentit do të organizohet edhe në diasporë duke qenë se presidenti zgjidhet sipas sistemit të shumicës.

“Për t’u hapur një vendvotim në zyrat e përfaqësive konsullore diplomatike të vendit tonë duhet të paraqiten të paktën 10 votues. Sa u takon zgjedhjeve parlamentare, deputetë zgjidhen edhe në njësinë zgjedhore të diasporës, sipas modelit proporcional, gjegjësisht këtu ka edhe një kusht si census i llojit të vet. Që të zgjidhet deputet nga njësia e shtatë duhet të fitojë aq vota sa ka marrë deputeti me më pak vota në zgjedhjet e fundit. D.m.th. të paktën 5355 votues duhet të jetë të regjistruar në të gjithë 52 njësitë konsullore diplomatike që të mundet para së gjithash të organizohen zgjedhjet”, tha Lupka Guguçevska, KSHZ.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button