Ministri izraelit kërkon “bombë bërthamore në Gaza” dhe ndërprerje të çdo ndihme humanitare

Një deklaratë skandaloze është dhënë nga ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu.
Ai ka thënë se në Rripin e Gazë duhet hedhur bombë bërthamore, raporton alfax.mk
I pyetur në një intervistë nga Radio Kol Berama nëse një bombë atomike duhet të hidhet në enklavë, Ministri i Trashëgimisë Amichai Eliyahu thotë se “kjo është një nga mundësitë”.
Eliyahu gjithashtu shpreh kundërshtimin e tij gjatë intervistës për lejimin e çdo ndihme humanitare në Gaza, duke thënë se “ne nuk do t’i dorëzonim ndihmë humanitare nazistëve” dhe duke akuzuar se “nuk civilë të papërfshirë në Gaza”.
Ai mbështet rimarrjen e territorit të Rripit dhe rivendosjen e vendbanimeve atje. I pyetur për fatin e popullatës palestineze, ai thotë: “Ata mund të shkojnë në Irlandë ose në shkretëtirë, përbindëshat në Gaza duhet ta gjejnë vetë një zgjidhje”.
Ai thotë se Rripi verior nuk ka të drejtë të ekzistojë, duke shtuar se kushdo që valëvit një flamur palestinez ose të Hamasit “nuk duhet të vazhdojë të jetojë në faqen e dheut”. /alfax.mk



