Kallëzim ndaj komandantit, ndihmës shefit dhe inspektorit për kundërzbulim

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në mëngjes informoi se me kërkesën e tij, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka marrë masa për të përcaktuar arsyet e vjetërsimit absolut të zhvillimit të procedurës disiplinore ndaj një prej punonjësve të policisë me iniciale N.M.
Kjo pasi, Ministria e Punëve të Brendshme kundër personit të lartpërmendur ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Publike për veprën penale “Bashkim kriminal” dhe “Përvetësimi i mallrave në mbrojtje të përkohshme apo trashëgimi kulturore” dhe zyrtari policor është dënuar me paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Njëkohësisht, me datë 24.12.2022, është paraqitur propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.
“Më 15 janar 2024 është mbajtur seanca dëgjimore nga Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore në SPB Strumicë dhe i ka propozuar ministrit që të merret vendim për caktimin e masës disiplinore “gjobë”. Duke pasur parasysh se sipas ligjit ministri është i detyruar që vendimin ta marrë brenda 12 muajve nga marrja e miratimit nga prokurori publik, i njëjti afat ka skaduar më 21.12.2023, me të cilin anëtarët e komisionit kanë bërë shkelje të marrëveshjes disiplinore të MPB-së”, njoftoi Toshkovski në rrjetet sociale.
Siç ka bërë të ditur ministri, duke marrë parasysh këtë, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale ka dërguar një njoftim në Prokurorinë kompetente dhe ka nisur procedimin disiplinor ndaj personave A.T. në pozitën Kryeinspektor i kundërbulimit në OKRA në SPB Strumicë, B.K. në pozitën e komandantit në SP Radovish dhe J.V. në postin e ndihmës shefit në SPB Strumicë.



