Reshjet intensive dhe breshëri dëmtojnë rëndë Gjevgjelinë

Sipas informacioneve nga banorët e Negorcit, breshëri ka goditur dy herë rajonin e Gjevgjelisë.  “Breshër në madhësinë e një arre ra pak pas orës 12:30, dhe pas orës 13:00 ra sërish dhe gjithçka u zbardh. Sipas informacioneve , breshëri ka goditur fshatin Negorci, qytetin e Gjevgjelisë dhe vendbanimet tjera përreth”, thonë banorët nga afërsia e Gjevgjelisë.

Më 7 të këtij muaji, nga stuhia e përcjellur me breshër dhe reshje të dendura shiu është përfshirë edhe rajoni i Gjevgjelisë, ndërsa të nesërmen Komuna e Gjevgjelisë ka njoftuar qytetarët se të dëmtuarit nga stuhia mund të dorëzojnë kërkesë Komisionit për vlerësimin dhe përcaktimin e lartësisë së dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet tjera në Komunë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button