Turqia thërret në Ankara për konsultime ambasadorin e saj në Tel Aviv

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se Ambasadori turk në Tel Aviv, Şakir Özkan Torunlar u thirr në Ankara për konsultime, pasi Izraeli duke mos pranuar thirrjet për armëpushim vazhdoi sulmet ndaj popullatës civile, transmeton Anadolu.

Ministria bëri në deklaratë me shkrim lidhur me thirrjen për konsultime në Ankara të Ambasadorit të Türkiye-s në Tel Aviv, Şakir Özkan Torunlar.

“Duke marrë parasysh tragjedinë humanitare në Gaza për shkak të mospranimit të thirrjeve për armëpushim nga pala izraelite, vazhdimit të sulmeve kundër civilëve dhe moslejimit të hyrjes në mënyrë të pandërprerë dhe të vazhdueshme të ndihmave humanitare, është vendosur që të thërrasim për konsultime në Ankara, ambasadorin tonë në Tel Aviv, Şakir Özkan Torunlar”, thuhet në deklaratë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button