Eskobar: Bullgaria siguron se nuk do të ketë kushte të tjera për Maqedoninë e Veriut

Zëvendës Ndihmësi Sekretar Amerikan i Shtetit i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar ka theksuar se nuk ka informacione për negociata të mundshme dhe “pazare” për ndryshimet kushtetuese midis Qeverisë dhe ish-Kryeministrit Nikola Gruevski, sic kishte deklaruar për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemajnë Cajtung”, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Eskobar po ashtu ka theksuar se kolegët bullgar e kanë bindur se nuk kanë qëllime për të vënë kushte tjera për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

GABRIEL ESKOBAR, DIPLOMAT AMERIKAN

“Unë kam pasur biseda me kolegët e mi bullgarë dhe më kanë siguruar se nuk kanë ndërmend të shtojnë më shumë kushte. Bullgaria dëshiron të shohë progres të udhërrëfyesit. Dhe ne duam të jemi të sigurtë se mund të punojmë me të gjitha palët që të sigurohemi se kushtet janë përmbushur. Por, kjo duhet të bazohet në fakte dhe në obligimet ekzistuese që të sigurohemi se RMV-ja mund të lëviz përpara në procesin aderues”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button