Shoqatat e gazetarëve: “Jo” fushatave qeveritare nëpër media

Shoqatat profesionale të gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile nga sektori i medias kundërshtojnë kategorikisht përpjekjen për rikthimin e reklamave shtetërore në media. Ata thonë se qëndrimi i tyre vjen nga vlerësimi i ekspertëve se ndryshimet e propozuara do të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për pluralizmin mediatik, për pavarësinë e mediave dhe për lirinë e gazetarëve dhe mediave në Maqedoni.  Shoqatat mediatike vlerësojnë se me këtë sistem të shpërndarjes së parave publike vendoset korrupsioni sistematik në sektorin privat mediatik.

Shoqatat profesionale të gazetarëve

“Me këtë ligj është zgjedhur mënyra e vetme joefikase dhe e papranueshme për përmirësimin e situatës në sferën mediatike. Për përmirësimin e kësaj situate duhet një debat gjithëpërfshirës që të gjendet mënyra për të ndihmuar mediat, në drejtim të mbështetjes së produksionit programor dhe situatës socio-ekonomike të gazetarëve dhe punonjësve të mediave”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button