Dëmtuan buxhetin e shtetit me dhënie të tokave shtetërore me qira, kapen dy anëtarët e komisionit

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur kallëzim penal kundër A.D.(45) nga Shkupi dhe L.I.(40) nga Tetova, me vendbanim në Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim ”, e dënueshme sipas nenit 353 – v të Kodit Penal, raporton Alfax.

Siç ka zbuluar Prokuroria,  A.D. dhe  L.I., të dy punonjës të Ministrisë së Bujqësisë, nga korriku i vitit 2021 janë emëruar anëtarë të Komisionit për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore. Pas paraqitjes së ofertave për sipërfaqe deri në tre hektarë me thirrje publike, më datë 25.11.2021 ata kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për mënyrën e punës së komisionit në procedurat e shpalljeve publike dhe procedurat për mbledhjen e ofertave për dhënien me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit.  Konkretisht, këta të dy,  pa kuorumin e nevojshëm, filluan me hapjen publike të ofertave, gjë që pengoi përfshirjen e anëtarëve të tjerë të komisionit dhe vazhdimin e procedurës në mënyrë ligjore.

“Në datën 06.01.2022, anëtarët e komisionit, të cilët nuk morën pjesë në hapjen publike të ofertave, bënë propozimin për anulimin e procedurës së dhënies me qira të tokës bujqësore shtetërore, e cila u pranua nga  zëvendësministri  dhe thirrja publike u anulua . Në këtë mënyrë, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëm buxhetit në vlerë të përgjithshme prej 294.448 denarësh”, shkruan prokuroria, raporton Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button