Mediat serbe: Shtetasi i Maqedonisë së Veriut e plagos me armë një grua në Luginë të Preshevës, më pas vetëvritet

Një e re është pranuar mbrëmë në Emergjencën e spitalit të Vranjës pasi është qëlluar me armë zjarri në kabinën e pikëpagesës.
Nga Qendra Shëndetësore thanë se mjekët po luftojnë për jetën e saj, por se diagnoza është në vazhdim dhe është herët për të bërë ndonjë parashikim.
Siç mësohet, bëhet fjalë për një të re nga Lugina e Preshevës, e cila është qëlluar nga një i moshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, një burrë dhe një grua që ndodheshin në makinë janë grindur, ajo ka zbritur nga makina dhe ai ka qëlluar me dy plumba në drejtim të saj dhe më pas është vetëvrarë.
Hetimet në vendngjarje janë duke vazhduar.



