Liderët e VLEN-it mirëpriten nga baci Rifat në Kullën e Jasharajve

Liderët e opozitës shqiptare, të bashkuar në koalicionin VLEN, vizituan sot Prekazin, ku janë mirëpritur nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajve.
Afrim Gashi, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Bekim Qoku zhvilluan vizitë në Prekaz për të nderuar kontributin e familjes Jashari në përvjetorin e 26-të të Epopesë së UÇK-së.
Ata bënë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ndërsa do të marrin pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.



