Lloga gëzohet që nuk kaloi ligji për amnisti: S’kam më përgjegjësi

Sipas ministrit të drejtësisë Krenar Lloga, dhurata më e madhe e në karrierën e tij 7 mujore ministrore ishte pikërisht mos miratimi i ligjit të amnistisë. Gjatë një interviste në televizionin Telma, ai ka thënë se deri më tani ndjente përgjegjësi për problemet në burgje, por edhe për 2.800 të dënuarit të cilët janë të lirë dhe presin të thirren për vuajtjen e burgut. Por, për shkak të refuzimit të amnistisë në Parlament, ai vlerëson se i është hequr barra e përgjegjësisë për gjendjen në burgje.
“Që atëherë, kjo përgjegjësi nuk është më e imja. Nuk është as formale-juridike, sepse jam i lidhur për procedurat që duhet të miratohen nga Kuvendi. Përndryshe, si është problemi im?! Do të jetë problemi im nëse nuk ofroj zgjidhje, ndërsa ato janë tashmë në letër, materialet ua kam dorëzuar të gjithë deputetëve, materiale bruto, jo të përpunuara. Keni raporte nga SHBA, nga BE, e keni – lexojini”, tha Lloga.



