Prej sot mund të caktoni termin në mënyrë elektronike për dokumentet personale

Kërkesa për nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut nga sot mund të dorëzohet në mënyrë elektronike. Meqenëse numri i telefonit 072/929-292 ka pritur me orë të tëra që operatori të telefonojë dhe të caktojë takim, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka prezantuar një mënyrë të re për caktim të terminit.

“Në ueb faqen termin.mvr.gov.mk është prezantuar një seksion i ri, i cili synon të kontribuojë në caktimin më të shpejtë të terminit për fotografim për dokumente personale. Në këtë rubrikë të quajtur “paraqisni një kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin personal amë, numrin e telefonit për kontakt dhe zgjedhin se për cilin dokument do të dëshironin të caktojnë takim”, thuhet në MPB.

Pas dërgimit të kërkesës, operatorët e qendrave të thirrjeve do t’i kontaktojnë ata në numrin e kontaktit të specifikuar për t’ua bërë terminin sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, pasaportat me emrin e vjetër nuk vlejnë që nga data 13 shkurt e këtij viti. Vlefshmëria e patentës së shoferit me emrin e vjetër, me ndryshime në ligj, është vazhduar deri në fund të vitit. /Alfax.mk/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button