Vazhdon seanca e Komisionit parlamentar hetimor për skandalin në Onkologji

Komisioni hetimor që e ka formuar Kuvendi për vërtetimin e përgjegjësisë për skandalin në Klinikën për Raditerapi dhe Onkologji sot do të vazhdojë me punë me marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dhe shqyrtimn e akteve dhe dokumenteve.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dje në konferencën për shtyp tha se ka informacione të reja për Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023.
Prezantoi raporti nga Fondi për sigurim shëndetësor, i cili ka kryer kontroll të jashtëzakonshme financiare të furnizimeve publike në Ministrinë e Shëndetësisë për periudhën nga 1 gushti i vitit 2021 deri më 1 gusht të vitit 2023 dhe në Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga dhjetori i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023.
Ndaj konferencës për shtyp të Mickoskit, ka reaguar deputeti i LSDM-së dhe anëtari i Komisionit hetimor parlamentar për skandalin në Onkologji, Nenad Kociq. Ai theksoi se me këtë procedurë Mickoski po tenton të depërtojë dhe të rrezikojë hetimin e Onkologjisë.
“Nëse vërtet ka prova, Mickoski duhet t’i dorëzojë në institucionet kompetente, para së gjithash në Prokurorinë publike kompetente. Nga e di Mickoski se ky informacion nuk është më pjesë e hetimit? Publikimi publik do të thotë rrezikim i drejtpërdrejtë i hetimit të Onkologjisë. Fshehja e provave është gjithashtu një krim. Është e qartë se Mickoski me vetëdije po e rrezikon hetimin në Onkologji dhe pyetja është se cili është qëllimi i tij nëse dëshiron të pengojë drejtësinë. Presim reagime nga institucionet kompetente për këtë hap të Mickoskit”, tha Kociq



