Prokuroria Publike: Informacionet e nxjerra për parahetimin për Onkologjinë janë të gabueshme

Informacionet e nxjerra sot në lidhje me parahetimin në Klinikën e Onkologjisë janë të gabuara dhe mund të shkaktojnë shqetësim të opinionit, reagoi Prokuroria Publike përmes një shkrese për mediat.
“Theksojmë se nuk ka asnjë raport dhe nuk është përgatitur asnjë raport që mbulon periudhën deri në gusht të vitit 2023. Të gjitha provat e lëndës janë siguruar dhe tashmë janë lëndë e analizës nga ekspertët. Procedura parahetimore nuk përfshin një periudhë të caktuar kohore dhe i shqyrton të gjitha paligjshmëritë e mundshme pavarësisht se kur kanë ndodhur. Kushdo që ka njohuri shtesë për këtë ngjarje ka ppër obligim t’i raportojë tek organet kompetente”, theksojnë nga Prokuroria Publike. /Alfax/



