VIDEO: Anija e mallrave kineze përplaset në urë, pesë vetura bien në ujë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin kinez Guangzhoi një anije për transportimin e mallrave është përplasur në një urë, ku si pasojë në lumë kanë rënë pesë vetura, përfshirë një autobus.
Mediat e atjeshme raportojnë se në këtë aksident kanë humbur jetën pesë persona, dhe të tjerë po konsiderohen si të zhdukur, transmeton Telegrafi.
Në videot nga vendi i ngjarjes shihet një pjesë e urës e thyer, ku nën të qëndron anija transportuese. Incidenti ka ndodhur në ora 5:30 të mëngjesit.
Policia kineze ka arrestuar kapitenin e anijes dhe ka evakuuar banorët që jetojnë në afërsi.
Në vitin 2021 autoritet e atjeshme kishin theksuar nevojën për forcimin e kësaj ure, që përfshinte ndërtimin e një objekti për të shmangur përplasjen me shtyllat e urës.



