Lyhet me benzinë dhe i vihet flaka makinës së prokurores

Gjatë ditës së djeshme në Prilep, me dashje është djegur vetura private e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike të Prilepit, Marjana Ilieska, njofton Prokuroria Themelore.  Menjëherë pas ngjarjes ka nisur hetimi, po sigurohen gjurmët dhe provat dhe po punohet për zbulimin e autorit të krimit, raporton Alfax.

Sipas informacioneve fillestare, për momentin autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në garazhin ku ishte parkuar vetura, e kanë larë atë me një agjent ndezës dhe i kanë vënë flakën duke shkaktuar dëme materiale.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë e dënojnë ashpër këtë sulm që ka për qëllim frikësimin e shefes së Prokurorisë Publike Themelore me kompetencë të zgjeruar.Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button