Prokuroria nis hetimin për vrasjen e dyfishtë në Kumanovë, si i vrau daja nipin dhe motrën

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1, si dhe një tentim vrasje, njoftojnë nga kabineti i Prokurorisë.
“I dyshuari 67-vjeçar më 21 shkurt në fshatin Gabresh të Kumanovës ka pasur një mosmarrëveshje me dy nipat e motrës së tij. Gjatë mosmarrëveshjes është kyçur edhe motra. Me armën që e posedonte me leje, i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre dhe me qëllim ka vrarë motrën e tij dhe njërin nga djemtë e saj dhe ka tentuar të vrasë edhe tjetrin”, shpjegon prokuroria.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin çka pritet të miratohet gjatë ditës.



