Ahmeti: BDI nuk më le të tërhiqem

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në konferencën për media pas prezantimit të kandidatit të kësaj partie për president, tha se edhe po të dojë të tërhiqet, BDI-ja nuk ia jep këtë mundësi.
“Edhe nëse më shkon mendja mua të tërhiqem, BDI-ja nuk ma jep këtë mundësi dhe këtë komoditet. BDI-ja nuk njeh humbje dhe nuk është humbës”, tha Ahmeti.
Kreu i BDI-së nuk u përgjigj se pse nuk i dhanë mbështetje Arben Taravarit në garën për president, por vetëm komentoi shkurt se ai “luan në Superligë”.



