Rodrygo rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2028

Real Madridi njoftoi këtë të enjte rinovimin e kontratës së Rodrygos, të cilën ai e nënshkroi deri në qershor 2028.

Sulmuesi brazilian 22-vjeçar është te “Merengues” që nga viti 2019 dhe tashmë ka shënuar 39 gola në 179 ndeshje për klubin. Përveç kësaj, ai ka fituar tetë trofe, duke përfshirë një Champions League, një Kupë të Botës për Klube, një Superkupë Evropiane dhe dy liga spanjolle.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button