Xhaferi – Xhoana: Maqedonia e Veriut është faktor i stabiliteti në rajon

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana, në kuadër të vizitës së punës në selinë e NATO-s në Bruksel, zhvilluan takim të përbashkët.
Në takim, siç informojnë nga pres-qendra qeveritare, është potencuar se në pajtueshmëri me përkushtimin për investime në mbrojtje dhe në përputhje me vendimin e NATO-s nga Samiti në Vilnius, Republika e Maqedonisë së Veriut nga ky vit ndan së paku 2 përqind të BPV-së për buxhetin e mbrojtjes, nga të cilat 30 përqind është për modernizimin e Armatës. Me këtë, Maqedonia e Veriut është ndër vendet anëtare të NATO-s që kanë arritur përkushtimin, i cili është baza për zbatimin efektiv të planit më të fuqishëm të mbrojtjes të NATO-s.



