“Qytetarët meritojnë drejtësi, jo spektakël opozitar”, Berisha i drejtohet BDI-së

Këshilltari i VLEN-it në Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha, ka reaguar pas veprimit të policisë për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit të parë për sulmin ndaj dy punonjësve shqiptarë të Higjienës Komunale.
Berisha ka kritikuar reagimet e BDI-së në opozitë, duke theksuar se rastet e dhunës nuk duhet të përdoren për përfitime politike, ndërsa ka vlerësuar se institucionet po veprojnë dhe se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.
“Opozita (BDI-ja) duhet ta kuptojë se koha e pandëshkueshmërisë nuk do të përsëritet. Tash institucionet veprojnë dhe ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Ndaj i këshilllojmë që rastet e dhunës nuk duhet të shndërrohen në instrument të politikës ditore, aq më pak në mjet për mbijetesë politike. Qytetarët meritojnë drejtësi, jo spektakël opozitar!”, ka shkruar Zekerija Berisha.



