Iseni: Arrestohet i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve shqiptarë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar se policia ka identifikuar dhe privuar nga liria të dyshuarin e parë për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup.

Sipas Isenit, bëhet fjalë për një person të mitur me inicialet N.K., ndërsa në lidhje me rastin është ftuar edhe babai i tij, Boris Kondarko. Hetimet, siç njofton ai, po vazhdojnë për identifikimin dhe përfshirjen e personave të tjerë.

“Në kohë rekord, veprimi policor ka dhënë rezultat konkret. Është identifikuar dhe privuar nga liria i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale. Bëhet fjalë për një person të mitur, me inicialet N.K., ndërsa në lidhje me rastin është ftuar edhe babai i tij, Boris Kondarko.

Hetimi vazhdon intensivisht për identifikimin dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast. Kemi prova të mjaftueshme dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Siç premtova, ky rast nuk do të mbetet pa epilog. Përgjegjësi do të ketë për secilin që ka marrë pjesë në këtë sulm.

Askush nuk është mbi ligjin!”, ka shkruar Astrit Iseni.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button