Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris të Francës, në Forumin e Biznesit të Ballkanit Perëndimor

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris të Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në Senatin francez.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në forum, Sali do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë politikë të Senatit francez, si dhe takim bilateral me ministrin e deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad.

Në Forumin e Biznesit të Ballkanit Perëndimor, Sali do të prezantojë prioritetet e Maqedonisë së Veriut për forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit dhe integrimin gradual në Tregun Unik Evropian.

Një rëndësi e veçantë gjatë vizitës do t’i kushtohet thellimit të bashkëpunimit me partnerët francezë dhe krijimit të partneriteteve afatgjata në fusha strategjike, si infrastruktura, energjia, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi dhe inovacioni.

Vizita synon të avancojë dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe të krijojë mundësi të reja për investime dhe përfitime konkrete për bizneset dhe qytetarët, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button