28 Nëntori në Tiranë me protesta e përplasje – molotovë, gurë e gaz lotsjellës

Protesta e studentëve në Tiranë, e mbajtur në Ditën e Flamurit, ka nisur me tensione.
Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbej” e që më pas janë zhvendosur para Kryeministrisë, kanë hedhur gurë dhe bomba molotovë në drejtim të policisë.
Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve.
Gjatë protestës, një person nuk është ndier mirë dhe është transportuar me ambulancë në spital.
Studentët tash e sa muaj kanë protestuar vazhdimisht në Shqipëri. Protestat u nisën kundër një projekti në Zvërnec e u masivizuan me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Javëve të fundit situata është më e qetë, pas disa ditësh tensionesh.



