Krosi: DAP-i dhuron automjet të posaçëm për transportin e pacientëve ndërmjet klinikave

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka dhuruar një automjet të pajisur me rampë hyrëse për Institucionin Publik Shëndetësor për Shërbime të Përbashkëta, i cili do të përdoret për transportin e pacientëve ndërmjet klinikave.

Lajmin e bëri të ditur zv/drejtori i përgjithshëm i DAP-it, Qemal Krosi, i cili njoftoi se automjeti u dorëzua së bashku me drejtoreshën e DAP-it, Elena Petrova, në prani të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Automjeti iu dorëzua drejtorit të institucionit, Bashkim Bakiu, dhe do të shërbejë për lehtësimin e qasjes së pacientëve në shërbimet shëndetësore.

“Automjeti do të shërbejë për transportin e pacientëve ndërmjet klinikave, duke lehtësuar qasjen e tyre në shërbimet shëndetësore”, deklaroi Krosi.

Ai theksoi se është e rëndësishme që resurset institucionale të shfrytëzohen për nevoja konkrete të qytetarëve.

“Është kënaqësi kur mundësitë dhe resurset e institucioneve vihen në funksion të nevojave konkrete të qytetarëve”, u shpreh zv/drejtori i DAP-it, Qemal Krosi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button